Norvegjia e mbështet pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe është e gatshme t’i ndihmojë në këtë proces, theksoi ministri norvegjez i Punëve të Jashtme, Borge Brende pas takimit të sotëm në Shkup me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Brende tha se Norvegjia ka partneritet të fuqishëm me Maqedoninë dhe ka lidhje të gjata historike.

“I mbështesim aspiratat e Qeverisë për anëtarësim në organizatat euro-atlantike dhe jemi të fokusuar në zhvillimin e inkluzionit në Maqedoni. Shpresoj se do të ketë bashkëpunim të hapur në Parlament. Ajo që mund të mësohet prej Norvegjisë është se para 100 viteve ishim një prej vendeve më të varfra, ndërsa tani jemi një prej vendeve më të zhvilluara që është mundësuar me inkluzionin dhe demokracinë”, deklaroi Brende në konferencën e përbashkët për shtyp me Dimitrov.

Борге Бренде и Димитров

Ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme, Dimitrov tha se edhe pse ky ka qenë takimi i tyre i parë, ai ka qenë i hapur.

T mobile In article [4]

“Kjo është vizita e parë e një Ministri të Punëve të Jashtme në Norvegji pas gjashtë vitesh. Kemi biseduar për marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë të afërta dhe miqësore. Vitin e ardhshëm i mbushim 25 vjet marrëdhënie diplomatike dhe ka potencial këtë ta zhvillojmë në shumë sfera”, deklaroi Dimitrov.

Theksoi se ia ka prezentuar homologut norvegjez prioritetet e Qeverisë së re edhe në pjesën e NATO-s dhe integrimeve të BE-së, edhe në pjesën e marrëdhënieve të mira fqinje, por edhe në pjesën e asaj që bëhet për institucione të fuqishme, ligj për të gjithë, qeverisje të së drejtës dhe media të lira.

“Mbështetja e Norvegjisë edhe paraprakisht edhe tani për rrugën tonë veri-atlantike qëndron. Veçanërisht në këtë moment për rajonin mbështetja për ftesë në anëtarësimin në NATO për Maqedoninë do të ketë efekt qetësues dhe të dobishëm edhe për Maqedoninë edhe për Ballkanin, edhe për Aleancën e NATO-s”, tha Dimitrov.