Militantët islamikë, të cilët e sulmuan një shkollë fillore në një qytet në jug të Filipineve sot në mëngjes, kanë ikur duke i lënë prapa 31 pengje të pa lënduara, përfshirë 12 fëmijë, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë filipinase.
“Armiku bëri një tërheqje të shpejtë, duke i lënë prapa 31 pengje, në mesin e tyre 12 të rinj,” ka thënë gjenerali Restituto Padilla për Reuters, përcjell Express.
Padilla ka thënë se trupat e kanë rrethuar shkollën sepse militantët kishin vendosur mjete të improvizuara shpërthyese nëpër atë zonë.
Ai ka theksuar se trupat filipinase janë duke i ndjekur militantët, të cilët janë anëtarë të Luftëtarëve Islamik të Lirisë të Bangsamoros.