Kylian Mbappe duket se nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Monaco
Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe është lojtari më i kërkuar në Evropë, pas paraqitjeve fantastike sezonin e kaluar.
Skuadrat e interesuara për të janë Real Madrid, PSG, Chelsea, Araenal, Manchester United e Juventus, por duket se ai ka vendosur krejt ndryshe.
Mbappe në Twitter ka ndërruar foton e coverit, ku shkruhet ‘priceless’, që do të thotë ‘nuk ka çmim’.
Sipas mediave franceze, ky mesazh më shumë se për Real Madridin është për PSG-në, që është gati të ofrojë më shumë se 100 milionë euro.