Real Madridi nuk e ka harruar yllin Eden Hazard. Sipas sajtit “OK Diario”, mesfushori konsiderohet si alternativa ideale në merkato, nëse nuk arrihet talenti Kylian Mbappe.
Chelsea ka theksuar se nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin e vet, ndërkohë që ky i fundit nuk mund ta kryejë fazën përgatitore para sezonit të ri për shkak dëmtimi, por kampionët e Europës nuk janë dorëzuar.
Me largimin e pritshëm të James Rodriguez, afrimi i belgut do të ishte edhe më i nevojshëm.
Madrilenët duket se po mendojnë edhe një skenar tjetër, që do të ishte më spektakolari: Mbappe dhe Hazard mund të blihen të dy.
Kjo është një ëndërr e madhe dhe një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash, që vetëm Florentino Perez mund ta realizojë.
“OK Diario” shton se “Los Blancos” kanë gati 300 milionë euro për merkaton e verës, shumë e mjaftueshme për të blerë jo vetëm ata, por çdo futbollist në botë.