Kryeministrja britanike Theresa May premtoi sot se nuk do t’i kërkohet asnjë qytetari evropian të largohet nga Britania e Madhe pas daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

“Ne duam që ju të qëndroni”, deklaroi May duke detajuar projektin e saj me qëllim garantimin e imigrantëve evropianë për të ardhmen e tyre para deputetëve të Parlamentit britanik.

“E di që disa janë të shqetësuar”, vazhdoi kryeministrja konservatore.

Global

“Por sot (…) shpresoj të garantoj plotësisht njerëzit duke u thënë se falë këtij projekti, nuk do t’i kërkohet asnjë qytetari evropian që ndodhet aktualisht ligjërisht në Britani të Madhe që të largohet në çastin kur vendi të dalë nga BE-ja. Ne duam që ju të qëndroni”, garantoi May.

Kjo çështje shumë e ndjeshme prek 3,2 milionë shtetas të BE-së që shqetësohen për të ardhmen e tyre në këtë vend dhe që ekziston në prioritetet e BE-së në kuadrin e negociatave mbi Brexit, që zyrtarisht kanë filluar që prej një jave.

T mobile In article [4]