Mësuesit në disa klasa në Kolorado po stërviten për të mbajtur armë për të mbrojtur fëmijët si pjesë e një serë masash mbrojtëse,  të motivuara nga një masakër në shkollë në vitin 2012.

Kursi tre-ditor, ku mësuesit do të stërvitet të mbajnë armë zjarri dhe të japin ndihmën e parë, nisi të martën.

Deri tani kanë marrë pjesë shtatëmbëdhjetë anëtarë të stafit të cilët “do të dëshironin të armatoseshin të parët”.

T mobile In article [4] Laor

Programi pilot do t’i lejojë vullnetarët të hyjnë në shkolla me armë sipas ligjeve “te fshehta” të SHBA-së, shkruan “BBC”.

Kursi, i siguruar nga grupi i Trajnimit të Sigurisë së Administratorëve dhe Emergjencave ,  u krijua nga prindërit, oficerët e zbatimit të ligjit dhe ekspertët mjekësorë, të cilët besojnë se shkollat amerikane janë një “objektiv kryesor” për dhunën dhe sulmet. Grupi madje i referohet shkollave si “zona viktimash”.