Gjykata e Hagës ka vendosur se qeveria holandeze është pjesërisht përgjegjëse për vrasjen e rreth 300 myslimanëve në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e apelit në Hagë, u mbështet tek vendimi i gjykatës civile në vitin 2014, i cili zbuloi se shteti ishte përgjegjës për vrasjen e myslimanëve boshnjakë të cilët ishin dorëzuar nga paqeruajtësit holandezë të OKB-së.

Gjykatësi Gepke Dulek se duke qenë se viktimat ishin dërguar në një kompleks holandez bashkë me refugjatë të tjerë që kërkonin strehim atje, ” u privuan nga mundësia e mbijetesës”.

Global

Ata ishin në mesin e rreth 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë të vrarë në gjenocidin e forcave serbo-boshnjake në masakrën e Srebrenicës në 1995 , masakra më e madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

T mobile In article [4]