Pista e Sachserninig, ku do të zhvillohet gara e tetë sezonale e Moto Grand Prix është ndër më të preferuarat për pilotin spanjoll Marc Marquez, i cili në Assen u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit. 24-vjecari beson se do të ruajë traditën edhe pse ka patur ndërhyrje të rëndësimë në këtë pistë të cmimit të madh të Gjermanisë.

“Po pres me padurim të garoj në Sachsenring, në një cirkuit që me pëlqen dhe ku në vitet e fundit gjithmonë kam qenë i favorizuar. Pa dyshim që duhet të konfirmohemi në pistë, sepse kanë ndodhur disa ndryshime. Asfalti është ndërtuar nga e para dhe sigurisht që për të gjithë pilotët është dicka e re.”

Që nga viti 2013, Marquez gjithmonë është shpallur fitues në Sanchsenring, ndaj beson se është momenti për ta bërë edhe më të ethshme garën për titull, duek ngushtuar diferencën me Doviziozon.

Diferenca me Dovizioson është 11 pikë. Situata mund të ndryshojë shumë shpejt dhe ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të punojmë fort garë pas gare.

Akualisht Marqez është në vendin e katërt me 104 pikë, teksa para tij renditen me radhë Dovizioso, Vinales dhe Valentino Roossi që kanë grumbulluar respektivisht 115, 111 dhe 108 pikë.

T mobile In article [4]