Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq nesër do të jetë në Kosovë për festën e Vidovdanit.
Ai do të marrë pjesë në ceremoninë për këtë festë me fillim nga ora 9 në Manastirin e Graçanicës derisa Gjuriq po në këtë manastir do të nderohet edhe me një medalje në orën 11:00, shkruan Radio Kim, transmeton Klan Kosova.
Gjurqiq do të jetë më pas edhe në Gazimestan.
Vidovdani ndërlidhet me Betejën e Kosovës që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj.
Gjatë kësaj feste, serbët zakonisht përdorin kore nacionaliste si “Kosova është Serbi”.