Marina irlandeze ka shpëtuar 712 persona, mes të cilëve edhe gra shtatzëna dhe foshnja në afërsi të bregut të Libisë. Operacioni është kryer në kuadër të aksionit ndërkombëtar për shpëtim të emigrantëve, kumtuan sot Forcat mbrojtëse të Irlandës.
Anijen “Leitne” e ka kryesuar operacioni i shpëtimit në të cilën kanë marrë pjesë numër i madh i anijeve rreth 40 kilometra në veriperëndim të Tripolit.
Anija do t’i transportojë njerëzit, duke përfshirë edhe 14 gra shtatzëna dhe katër foshnje më të vogla se katër muajsh në “port të sigurt” dhe do t’u dorëzohen autoriteteve italiane.
Emigrantë janë në gjendje të rëndë, por do të mund të durojnë deri në portin e sigurt.