Maqedonia për të dytin vit e merr vlerësim më të ulët në raportin për tregti me njerëz nga Departamenti amerikan i shtetit. Pas krizës emigruese aktual është kontrabandimi. Është theksuar edhe problemi me fëmijët romë të detyruar për të kërkuar lëmoshë, transmeton korrespondenti i RTVM-së nga Uashingtoni.

Maqedonia është vend, burim, transit dhe destinacion për tregtinë e burrave, grave dhe fëmijëve për eksploatim seksual dhe punë të detyrueshme, qëndron në raportin më të ri të Departamentit shtetëror për tregti me njerëz. Për të dytin vit me radhë Maqedonia mori vlerësim më të vogël TIER2, për dallim prej vitit 2011 deri në vitin 2015 kur pati vlerësim TIER1.

Në raport thuhet se edhe pse autoritetet e Maqedonisë në vitin 2016 kanë ndërmarrë më shumë masa për parandalimin dhe dënimin e tregtisë me njerëz, megjithatë, vlerësimi mbetet TIER2 për shkak të angazhimeve të pamjaftueshme për shkatërrimin e këtij lloji të krimit.

Viktimat e tregtisë me njerëz zakonisht janë të shteteve Ballkanike dhe prej shteteve të njëjta evropiane të cilat janë detyruar për eksploatim në baret e natës dhe restorantet në Maqedoni, ndërsa veçanërisht theksohet problemi me fëmijët romë të cilët janë të detyruar të lypin ose të kërkojnë lëmoshë.

Tregtia me njerëz është shkelja më e keqe e të drejtave të njeriut që sjell mjete të mëdha financiare për krimin e organizuar dhe terroristët, vlerësojnë prej Departamentit Shtetëror.

T mobile In article [4]

“Për fat të keq, sfida jonë është e madhe. Sot, globalisht vlerësohet se janë 20 milionë viktima të tregtisë me njerëz. Është e qartë se na pret shumë punë dhe qeveritë në botë kanë akoma punë”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson.

Ivanka Tramp, vajza e presidentit amerikan, Donald Tramp, është emëruar promotore e luftës kundër tregtisë me njerëz në botë. Në prezentimin e raportit më të ri ajo i prezentoi burrat dhe gratë të cilëve u dha mirënjohje për shkatërrimin e tregtisë me njerëz.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp e theksoi Kinën si shtet i cili më së paku lufton kundër tregtisë me njerëz.

Global