“Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën I Botërore; revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën II Botërore. Ky është revolucioni i tretë teknologjik.” Ky është paralajmërimi i një prej njerëzve më të pasur në botë.

Manjati kinez, Jack Ma tha se zhvillimi teknologjik ka gjasa të përbëjë rrezik jo vetëm për tregun e punës, por në fakt mund të shkaktojë Luftën III Botërore.

Në një intervistë për “CNBC”, miliarderi dhe themeluesi i Alibaba, tha se liderët botërorë kanë detyrën të mësojnë njerëzit të parandalojnë dhimbjen e shkaktuar nga rritja e shpejtë e automatizimit dhe inteligjencës artificiale.

Ai tha se mundësitë që shikon në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale në globalizim janë arsyet pse ai udhëton kaq shumë. Ma tha se në të gjitha udhëtimet e tij ai flet “me liderët e qeverive dhe shteteve duke u treguar atyre të veprojnë shpejt.”

Image

“Do të ketë probleme nëse nuk veprojnë shpejt”, tha ia. “Besimi im është se duhet të riparoni çatinë në një kohë është ende në funksion”.

Por ai tha se progresi në Inteligjencën Artificiale ka përfitimin që do t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë më shumë dhe të kalojnë më pak kohë në punë.

“Mendoj se në 30 vitet e ardhshme, njerëzit do të punojnë katër orë në ditë dhe ndoshta katër ditë në javë”, tha Ma. “Gjyshi im ka punuar 16 orë në ditë në fermë dhe mendonte se ishte shumë i zënë. Ne punojmë tetë orë, pesë ditë në javë dhe mendojmë se jemi shumë të zënë”.

Kjo nuk është hera e parë që Ma paralajmëron lidhur me të ardhmen e teknologjisë. Në muajin prill ai tha se njerëzit duhet të përgatiten për dekada dhimbjeje pasi interneti prish ekonominë.

Jack Ma është personi më i pasur në Azi dhe një nga 20 më të pasurit në botë, falë suksesit të tij me Alibaba-n, kompaninë e shitjeve online.