Kryeministri Edi Rama ka shkelur ligjin me vendimin e tij për të shkarkuar nga detyra zv.Ministrin e Brendshëm, Ilir Marko. Kështu e ka komentuar ish-Ministri i drejtësisë, Ylli Manjani vendimin e kreut të qeverisë ditën e sotme.

Sipas tij emërimin dhe shkarkimin e një zv.Ministri e bën vetëm këshilli i Ministrave dhe jo kryeministri, duke shtuar se ajo që ka bërë Rama është një krye-vepër penale.

‘Zv.Ministrin e emëron dhe shkarkon Këshilli i Ministrave e jo Kryeministri! E.Rama ka braktisur detyrën duke konsumuar një krye-vepër penale!’, shkruan Manjani.

Urdhri i Ramës për shkarkimin e Markos, erdhi pasi ky i fundit replikoi ashpër me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.