Ivan Perisic është një nga emrat më të lakuar për të ndryshuar ambient gjatë merkatos së verës. Kroat ka zhvilluar një sezon mbreslënës me Interin në elitën e futbollit italian duke u dalluar nga të tjerërt, edhe pse zikaltërit zhvilluan një sezon të dobët.

Manchester United është i “fiksuar” pas 28-vjeçarit, me trajnerin portugez që e shikon si një element tepër të rëndësishëm për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i ri i Interit, Spalleti, ka thënë pak kohë më parë se kroati mund të largohet, por problemi për United mbetet shuma që kërkojnë drejtuesit e zikaltërve.

Inter po refuzon të pranojë një shifër më të ulët se 44 milionë paund për Perisic. Manchester United është i gatshëm të derdhë deri në 26 milionë paund për lojtarin e krahut.

Megjithatë, sipas “Calciomercato”, Inter e vlerëson 44 milionë Perisic dhe ata po refuzojnë të negociojnë për një çmim më të ulët. Kjo i ka bërë drejtuesit e United ta mendojnë gjatë, ndërsa përpiqen të arrijnë një marrëveshje me një lojtar të rëndësishëm që është në listën e blerjeve të verës së Jose Mourinhos.