Dje pasdite, rreth orës 18 e 40 minuta në rrugën rajonale Gostivar-Sërbinovë, në drejtim të rrugës Cigllana-Belovishtë ka ndodhur përplasje ku janë të përfshirë një mjet rrugor “Mercedes” me targa të  Gostivarit, i drejtuar nga 55-vjeçari I.S nga Lakavica dhe vajza 13-vjeçare (këmbësorë) nga lagja e Cigllanës, njofton SPB-Tetovë.

Vajza e goditur me të njëjtin automjet është transferuar në Spitalin e Gostivarit dhe pas ndihmës mjekësore, ajo është mbajtur për trajtim.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia për të bërë inspektimin dhe për përcaktuar shkakun, rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe gjithçka tjetër. Fillimisht arsyeja është nga mos kujdesia e këmbësores dhe dëmi material është vlerësuar në 15 mijë denarë./TetovaSot/