Vajza e Majlinda Bregut ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së medias.

Hera më e fundit ishte dalja e saj në pasarelë e veshur si nuse. Deputetja ka rrëfyer emocionet e saj si nënë kur e pa të veshur në të bardha.

‘Modelimi nuk ka asnjë lidhje më Kejdën. Me zorr iu mbush mendja të shkonte, por unë nuk ndikova fare. Kejda është me provime tani dhe do vazhdojë të meret me universitetin.’– ka shuar Majlinda kureshtyjen e të gjithëve që do të donin të shikonin Kejdën sërish nën shkëlqimin e pasarelës së modës.

‘Unë isha e emocionuar, por nuk e brendësova shumë. Kisha sikletin se mos pengohet, por ajo ja doli.’-tha Majlinda. Gjithashtu deputetja Bregu ka pohuar se vajza e saj është thuajse si ajo e vogël, Madje i duket sikur kur flet me të ka përballë ‘Majlindën e vogël’.  Zonja Bregu ka dhënë  dhe një mesazh për të gjithë prindërit duke pohuar se liria ëshët dhurata më e bukur që mund t’u bëhet fëmijëve.