Lidhja  mes motrave nuk mbaron kurrë, njësoj si raporti i nënës me fëmijët.

 Kështu e shikon marrëdhënien e saj me dy motrat e vogla deputetja demokrate Majlinda Bregu.

‘Ne të treja ngjajmë tmerësisht në zë, nuk na dallon kurrë nga telefoni. Po të duam të manipulojmë dhe të folurin na ngatëron dhe mami.’-tha Bregu.

Motrat Bregu janë thuajse identike në natyrën e tyre. Dallojnë në vendosmërinë për t’i bëë gjërat.

‘Ornela merr vendime në të 100 e sekondës sa mua më çmend. Aq e urtë sa duket aq ekspresive është.’-pohon Majlinda.

Motra tjetër ngjan më shumë me Majlinën, por ajo vazhdon t’i urdhërojë meqënëse është më e madhja