Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, në mitingun përmbyllës në Tiranë, dha një mesazh të qartë në lidhje me koalicion pas zgjedhor.
Duke treguar sekretin e ngjyrës mavi që ka zgjedhur Rilindja, Majko, tha se ngjyrat që e përbëjnë janë bluja dhe e kuqja, ngjyra këto që përkojnë me blunë e PD-së dhe të kuqen e PS-së.
“Ka një sekret ngjyra e Rilindjes, megjithëse e etiketojnë shpesh si mavi. Ajo është bashkim i blusë dhe i së kuqes…kush ka sy të shikojë e dëgjojë”,- tha ai.