Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), reperi Majk u kap në disa fotografi pranë një vajze në një nga lokalet e Prishtinës, me ç’rast u aludua se vajza në fotografi ishte e dashura e tij.

Disa media kosovare shkruanin se po në të njëjtin lokal, pranë Majkut u gjend edhe nëna e djalit të tij, Majlinda Zeka, ndërsa reperi kishte kaluar pranë saj me kokën ulur.

Majk mohon faktin të ketë ndodhur një gjë e tillë, dhe demanton faktin se është në lidhje të re.

“Jo, nuk është e vërtetë, vetëm se fotografohem pranë një shoqeje nuk do të thotë se jam në lidhje me të, ose se ajo ishte e dashura ime, plus që aty ishim me shoqëri, nuk ishim vetëm unë edhe ajo”, tha Majk për  mediat vendore.

Ndërsa sa i përket faktit se në atë lokal ai u ndesh me nënën e djalit, Majku hedh poshtë edhe këtë fakt.

T mobile In article [4]

“Unë isha në lokal dhe nuk kam parë askënd, por edhe po të shihja këdo nuk do të ulja kokën para askujt”, ka përfunduar reperi.

Ndryshe, edhe në fotografitë e publikuara vërehet se pranë personazheve të apostrofuar, të pranishëm kanë qenë edhe persona të tjerë

Global