Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ftuar homologun e tij amerikan Donald Trump që më 14 korrik të marrë pjesë në paradën e festës kombëtare në Francë, njoftoi kabineti i Macron.
Macron ftoi Trump dhe bashkëshorten e tij Melania që të marrin pjesë në paradën e caktuar për 14 korrik, kur do të shënohet edhe 100-vjetori i hyrjes së SHBA-ve në Luftën e Parë Botërore.
Marrëdhëniet mes Trump dhe Macron kanë qenë disi të acaruara për shkak se dy liderët ndajnë pikëpamje shumë të ndryshme mbi ndryshimet klimaterike.
Presidenti francez e ka dënuar ashpër vendimin e Trump për ta nxjerrë SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit dhe ka nisur një fushatë ndërkombëtare për të luftuar ndryshimet klimaterike nën moton “Ta bëjmë globit madhështor sërish”.