Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot në samitin e BE-së në Bruksel, se vendi i tij dhe Gjermania do të punojnë bashkërisht për të nisur serish projektin e Bashkimit Evropian, pavarësisht daljes së Britanisë së Madhe.

“Për mua Evropa nuk është vetëm ide. Ky është projekt, ambicie”, tha Macron.

Ai ka shtuar se po bashkëpunon afër me Gjermaninë dhe se janë të gatshëm që “të flasin me një zë”.