Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë një mbështetje tjetër ndaj homologut amerikan Donald Trump dhe tërheqjes së tij nga pakti për klimën.

Këtë radhë ai ka marrë mbështetje nga muskujt e aktorit dhe ish-guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/arnold/videos/10155333859321760/” width=”600″ height=”600″ onlyvideo=”1″]

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Macron shfaqet përkrah yllit të “Terminator”, i cili zotohet ta “bëjë planetin të madh sërish”.

Faktikisht, kjo është një përshtatje e sloganit të fushatës elektorale të Trump, “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.

Macron ka qenë një kritik i vendimit të presidentit amerikan për t’u tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar në vitin 2015 në Paris.

Duke folur në kamerën e telefonit të tij, Schwarzenegger tha se ai dhe Macron kishin folur për çështjet e ambjentit dhe për “një të ardhme të gjelbër” së bashku.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë yllin e filmave aksion të shprehet “i nderuar” për takimin me Macron dhe të thotë se do të punojnë së bashku për të siguruar një energji të pastër për të ardhmen.

“Me presidentin Macron, një lider i madh!”, përfundon klipi i xhiruar.