I moshuari i cili një ditë më parë u hodh nga kati i 5-të i një pallati në Lushnje, sipas policisë, ishte i sëmurë mendor.

Viktima, L.K., 73 vjeç, u hodh nga ballkoni i katit të pestë të apartamentit ku jetonte, në lagjen “Loni Dhamo”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të padites. I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas impaktit të dhunshëm në tokë.