Forcat irakiane njoftuan sot se kishin marrë kontrollin e xhamisë Al-Nouri ku, më korrik 2014, Abou Bakr al-Baghdadi u vetëshpall shef i grupit të Shtetit Islamik, shfaqja e fundit publike e tij.
Njoftimi u bë nga ushtria irakiane sipas të cilës forcat speciale i kishin marrë kontrollin e xhamisë xhihadistëve.
Një komandant i forcave speciale theksoi se xhamia nuk ishte rimarrë ende plotësisht, por forcat po e bënin këtë.
“Shërbimi kundër terrorizmit (CTS) kontrollon xhaminë Al-Nouri dhe minaren Al-Hadba”, theksoi komanda e operacioneve të përbashkëta në një komunikatë.
Xhamia dhe minarja, njohur me emrin “Hadba”, shkatërruar javën e kaluar nga xhihadistët, ishin monumente emblematike të Mosulit.