Edhe pse kanë shumë të panjohura rreth Partizanit, te të kuqtë është një personazh për të cilin te Botev Plovdiv nuk kanë nevojë për informacion.
Lucciano Moggi ishte i pranishëm në momentet e fundit të stërvitjes së ekipit bullgar në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe prezenca e tij tërhoqi menjëherë vëmendjen e kundërshtarëve.
Nga Angel Paliyski, presidenti i ekipit nga Plovdivi, që po ndiqte stërvitjen e ekpit të tij në tribunën kryesore. Moggi tërhoqi edhe vëmendjen e futbollistëve. Thuajse të gjithë kthyen kokën nga personazhi që deri më tani e kishin parë vetëm nga televizori.
Pasi lojtarët e Botevit u larguan nga fusha, presidenti Paliyski përfitoi nga rasti për tu prezantuar dhe për të biseduar disa çaste me “Big Lucianon”. Kryesisht këshilla rreth distancës dhe rrugës që Partizani duhet të kryejë për të luajtur ndeshjen e kthimit në “Lazur” mbi 200 km distancë nga Plovdivi.
Më tej Moggi ndoqi përgatitjet e fundit të Partizanit, përpara sfidës së kësaj të enjteje në turin e parë kualifikues të Europa League.