Një familje e tmerruar pa se si një luan i nguli dhëmbët gomës rezervë të makinës së tyre dhe nuk shqitej nga mjeti.

Ngjarja ndodhi në parkun natyror të Çapinit, në rajonin Eskuintla të Guatemalës.

Luani i madh iu ngjit makinës 4×4 dhe mbërtheu me gojë gomën e makinës, ndërkohë që njëri prej pasagjerëve e xhiroi të gjithë skenën.

Në video, një burrë dëgjohet të thotë: “Mos e ndalo makinën, do të kafshojë edhe më tepër”.

Në fund, luani mërzitet me gomën dhe e lëshon vetë. Drejtuesit e parkut natyror thanë se incidente të tilla nuk janë aspak rrezik për jetën e vizitorëve.