“LSI forcë e parë, forcë e paparë”. Ishin këto thirrjet e përsëritura gjatë fushatës elektorale nga liderët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por nga rezultatet e deritanishme, LSI rezulton e parë vetëm në Skrapar, ku është përmbyllur dhe numërimi i votave.

Nga rezultatet përfundimtare në këtë bashki, LSI ka fituar në Skrapar me 4335 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste me 2937 vota dhe më tej Partia Demokratike me 460 vota.

Por ndërsa pritshmëritë për të qenë forcë e parë edhe në qarqe të tjera duket se nuk i kanë dalë LSI, ndonëse deri më tani janë numëruar afro gjysma e votave.

Rezultatet e numërimit të votave në rang vendi, PS merr 76 mandate