LSDM-ja përmes një njoftimi me shkrim akuzon VMRO – DPMNE -në për qeverisje të papërgjegjshme dhe korruptive, që sipas tyre në 11 vitet e kaluar ka lënë pas vete dëme të mëdha mbi interesat e qytetarëve dhe shtetit.
“Lëshimet e mëdha në ndërtimin e autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovski-Shtip, kanë shkaktuar dëme të mëdha në nevojat dhe interesat qytetarëve dhe shtetit.Duke shpejtuar të fitojnë të provizionet e tyre për të cilat kanë dëgjuar gjithë qytetarët, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shkelur interesat e qytetarëve, duke shkaktuar pasoja afatgjate dhe implikacion financiare shtesë”, thuhet në njoftimin e LSDM.
Ata gjithashtu thonë se pas projekteve të VMRO – DPMNE -së qëndron vetëm krim dhe korrupsion, ndërsa si dëshmi për këtë përmendin hetimet e Prokurorisë Speciale.