LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të deputetit të OBRM-PDUKM, Histijan Mickovski, i cili tha se janë të shqetësuar për paralajmërimet të ndryshimit të politikës tatimore.

Nga LSDM thonë se, ka mbaruar koha e rrënimit sistematik të ekonomiesë nga ana e OBRM-PDUKM-së.

“Ka mbaruar koha kur një grup i vogël i udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së është pasuruar pa masë, përderisa qytetarët tjerë po luftojnë për mbijetesë. Politikat e OBRM-PDUKM-së në ekonomi do të mbahen mend për dëme katastrofale që kjo parti i ka shkaktuar ekonomisë dhe qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM.

T mobile In article [4] Laor

Nga kjo parti gjithashti thonë se, qeveria e re e udhëhequr nga ata do t’i mbulojnë dëmet e shkaktuara nga pushteti i kaluar.