Liverpooli është i gatshëm të rris ofertën e tyre për talentin e Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas The Times, Jurgen Klopp po pret inkurajimin që adoleshenti i Monacos dëshiron të kalojë në Angli.

Real Madridi kanë bërë shenjat më të forta deri më tani që ata duan me të vërtetë në radhët e veta, Mbappen.

Ndërsa, raportet e mediave kanë deklaruar se Liverpooli veçse kishte bërë ofertë prej 87.9 milionë funteve për Mbappe, por kjo është refuzuar nga skuadra franceze.

Kështu, bosët e klubit anglez me sa duket kanë lëvizur për të bindur sulmuesin se zhvillimi i tij do të ishte më i miri nën urdhrat e Kloppit.

Megjithatë, në ofertën e Redsave, në tavolinë duhet të jetë edhe sigurimi i Ligës së Kampionëve, dhe kështu pritet që anglezët të bëjnë ofertën tjetër pas raundin e “play-off”.

Skuadra e Kloppit thuhet se ka provuar transferimin e Mbappes edhe verën e kaluar, kur talenti francez ishte i panjohur në botën e futbollit. /Telegrafi/