Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.
Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.
Dalja e votuesve në zgjedhje, sipas të dhënave të KQZ-së, ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 për qind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë të Kosovës.
Kështu vijojnë votat për secilin kandidat në zgjedhjet e 11 qershorit: