Lajmi sensacional për argjentinasin që ka bërë historinë te Barcelona duke fituar 5 herë Topin e Artë vjen nga ish agjenti i tij, Horacio Gaggioli që deklaroi për Globoesporte. “Kur e pashë Messin në aeroport s’ma mbushi syrin por sapo e pashë në fushë me ekipet zinxhir ndryshova mendje. Ideja ime ishte që ta coja te Reali pasi doja të transferohesha në Madrid, por për rrethana të tjera shkova të jetoj në Barcelonë, ndaj e cova Messin aty. Sot Messi mund të kishte qenë një futbollist i Realit.”