Golashënuesi i parë i Bayern Munich, Robert Lewandowski është i pakënaqur me klubin nga Munihu dhe i hidhëruar në trajnerin Carlo Ancelotti për shkak të të cilit mund të largohet këtë verë nga skuadra dhe të shkojë drejt Anglisë.

Menaxheri i futbollistit polak, Mike Bartel theksoi se  Lewandowski është i dëshpëruar që ekipi i tij nuk ka bërë diçka më shumë për të në garën për golgeterin e Bundesligës gjermane, në të cilën fitoi sulmuesi i Borussia Dortmund Pierre-Emerick Aubameyang për vetëm një gol para yllit të Bayernit.