Jemi dëshmitar që në kohën e fundit në shumë vendbanime shqiptare në mënyrë arbitrare, pa pëlqimin e banorëve që jetojnë aty u uzurpohet edhe ajo pak hapsirë e gjelbërt, që u ka mbetur para komplekseve banesore. Po ashtu uzupohen dhe shkatërrohen edhe pronat private, që fëmijët por edhe të gjithë të tjerët i shfrytëzonin për lojë dhe rekreim.

Rast i tillë është dhe ndërtimi i bulevarit “Hristijan Todorovski” Karposh (prej nyjes C 31 deri në nyjen C 59) që ndodhet në komunën e Butelit, ndërmjet udhëkryqit me bulevarin “Bosna dhe Hercegovina” deri në unazën e Veriut. Këtu në mënyrë direkte dëmtohet së pari prona private e familjeve që jetojnë aty, të cilëve pa pëlqimin e tyre u aneksohet një pjesë e tokës tyre dhe së dyti hapsira para kompleksit banesor që ndodhet aty, të cilën banorët e shfrytëzonin për lojë dhe rekreim.

Andaj, Lëvizja BESA – Butel kërkon që urgjentisht të ndërpriten punimet dhe të ulet të bisedohet me banorët që të gjindet zgjidhje në dobi të këtyre banorëve. Lëvizja Besa gjithashtu ju bën thirje përfaqësuesve shqiptarë në qytetin e Shkupit, pa pëlqimin e të cilëve nuk ka mundur të kalon as ky projekt që të shohin të paktën njëher përtej interesave personale dhe të merren me brengat dhe problemet e banorëve të komunës së Butelit. Lëvizja Besa do të jetë gjithmonë zëri i tyre dhe në përkrahje të popullatës, por jo vetëm i atyre, por gjithkund ku do të paraqitet nevoja.