Legjendat e Manchester Unitedit kanë triumfuar 3:1 ndaj atyre të Barcelonës, në sfidën që u zhvillua në “Camp Nou”.

Ndeshja mes legjendave të dy ndër klubeve më të mira në botë, Manchester United e Barcelona, u zhvillua në Camp Nou për bamirësi, ku në fund triumfuan “Djajtë e Kuq” 3:1.

Ronaldinho dhuroi spektakël, derisa Yorke shënoi gol spektakolar.

Blomqvist (14’), Poborsky (57’) dhe Yorke (77’) shënuan për Unitedin, derisa për Barcelonën shënoi Frédéric Déhu, shkruan Gazeta Express.