Përmes një komunikate për media Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se edhe pas numërimit të votave të diasporës koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do të ketë 30 deputetë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës informon opinionin publik se rezultatet e fundit nga vëzhguesit tanë në qendrën e numërimit të votave konfirmojnë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi do t’i ketë 30 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

LDK-ja thotë se edhe pas numërimit të votave të diasporës ky rezultat nuk ka ndryshuar.