Soda bikarbone është bërë pjesë thelbësore e çdo shtëpie dhe sot njerëzit e përdorin atë për të pastruar, gatuar ose për të ruajtur bukurinë e tyre
Ju ndoshta keni vënë re se shumica nga maskat e fytyrës dhe recetat e bukurisë në shtëpi përmbajnë sodë bikarbone.
Këtë herë ne ju sjellim një recetë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të eliminoni qeskat e zeza nën sy, transmeton Klan Kosova.
Ju nuk do të shihni më lodhje, pagjumësi dhe stres në fytyrën tuaj.
Kjo maskë mahnitëse e fytyrës do t’ju ndihmojë të shpëtoheni nga qeskat e errëta nën sy pothuajse menjëherë.
Receta:
Përzieni një lugë çaji sodë bikarbone në një filxhan me ujë ose çaj të ngrohtë.
Vendoseni dy pambukë në këtë lëng dhe vendosni poshtë syve. Lëreni të qëndrojnë për 15-30 minuta.
Më pas pastroni fytyrën si e pastroni zakonisht!