Interi do ta huazojë Gabriel Barbosan për sezonin 2017/18.

Interi ka vendosur, talenti brazilian, Gabriel Barbosa do të huazohet në Spanjë ose Angli për sezonin e ardhshëm, pavarësisht dëshirës së 20 vjeçarit që të punojë me Luciano Spallettin.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Wagner Ribeiro, i cili gjithashtu bëri të ditur se klienti i tij kërkohet nga shumë klube nga La Liga dhe Premierliga.

Ai gjithashtu mohoi zërat se Gabigol do t’i bashkohet Portos.

“Interi dëshiron ta huazojë Gabigolin. Shumë ekipe janë të interesuara për lojtarin, nga Anglia dhe Spanja”, tha agjenti i Gabigol për të përditshmen portugeze Record.

“Por, askush nuk na ka kontaktuar nga Porto, kjo është gënjeshtër”, shtoi Ribeiro.

20 vjeçari brazilian, Gabigol, erdhi si një përforcim me bujë të madhe në gusht të vitit të kaluar duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare, kartoni i të cilit i kushtoi Interit 29.5 milionë euro, por asnjëherë nuk arriti t’i bind trajnerë.