Urim SALIHU

Një tjetër jetë e re u shua , një jetë e ish luftëtarit për më shumë të drejta të shqiptarëve të Maqedonisë.Ai 29 qershor ndali përgjithmonë zemrën e një të riu që nuk e njihte frikën.Ai la pas njerëz të shtrenjtë, që do të përvëlohen përgjithmonë.
Në stinën e melankolisë dhe mallëngjimit , ata do përkujtojnë ikjen e tij .Vera nuk do jetë më kurrë e njëjtë për t’a .Secilin vit dhe do ndjejnë zbrazëtirën e një bote.
Por ai iku me një mision.Burimi në fakt nuk kishte frikë nga vdekja fizike e tij.Ajo ka mundur t’a merr me vete shumë më herët kur iu përgjigj thirrjes në konfliktin e armatosur para 16 vitesh.
Ike me një mision dhe ne të jemi mirënjohës Burim.Nëse ne frymojmë më lirshëm tani është edhe për shkakun tënd , është edhe për guximin tënd që si ish ushtarë ndale orën e dhunës serike kundër shqiptarëve.Prandaj ikja jote dhemb, prandaj ke një copë vend në kujtesën e secilin nga ne sepse edhe Zoti i do ata që duan kombin dhe lirinë e tyre pa marrë parasysh cmimin .

Sot, në një ditë përvëluese nga vapa e tmerrshme e kësaj vere të djegur , toka do merr me vete edhe një trup, por misioni dhe shpirti i tij i përkasin përjetësisë për gjithë ne.Faleminderit Burim për gjithcka bëre për ne.Vdekja nuk vjen me moshën e shtyrë.Ajo është e ftohtë, është mizore por secili nga ne një ditë do t’i nënshtrohet këtij rregulli të plotfuqishëm.
Mjafton që pas të kemi lënë dicka dhe ty mund të prehesh i qetë atje në varrezat e Shemsovës tënde të shtrenjtë sepse ike me misionin e madh për komnin tënd.Kjo është lavdi.Lamtumirë Burim.

T mobile In article [4]