Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në periferi të Tiranës. Dy fëmijë të moshash 8 vjeç kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Ndroq.

Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur kur kanë hyrë për t’u freskuar dhe nuk kanë mundur të dalin më.

Bashkë me ta ka qenë edhe një moshatar, i cili ka arritur të shpëtojë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë njoftuar edhe polumbarët.