Fundjava sjell ndryshim të motit, të hënën më freskët.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri në 17C, e maksimalet të shtunën pritet të arrijnë në 35C, për të zbritur të dielën në 29C, e të hënën edhe deri në 19C.

Të shtunën do të vazhdoj të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell. Të dielën pas paradites me diell, gjatë ditës vranësirat do të shtohen dhe do të mbajë mot jo shumë i nxehtë, e më vonë dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me bubullima, që vende-vende mund të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Sipas Prishtina Weather të hënën do të mbajë mot më i freskët, kryesisht me vranësira, vende-vende me riga lokale shiu dhe bubullimë. Nga dita e martë temperaturat do të rriten gradualisht dhe do të mbajë mot më i ngrohtë, me vranësira dhe diell.

Global