Pas përfundimit të seancës fillestare në gjykimin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vëllai i saj, Shkëlqimi, e ka grushtuar të akuzuarin për vrasjen e motrës së tij, Naser Pajazitajt, brenda sallës së gjykatës.

Incidenti ndodhi në momentin kur Naser Pajazitaj po largohej nga salla e gjykatës pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë në akuzat për të cilat po mbahet në paraburgim.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë duke arrestuar Shkëlqim Pajazitajn.

KALLXO.com merr vesh se Policia e Kosovës ka arrestuar edhe person tjetër në korridorin e gjykatës, të cilët dyshohet se e kanë kanosur prokuroren e rastit, Valbona Haxhosaj.

Kjo e fundit e kontaktuar nga KALLXO.com, ka mohuar të jetë kërcënuar duke thënë se “nuk ka qenë diçka serioze”.

T mobile In article [4]

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, nuk ka dhënë detaje duke thënë se është duke pritur raportin policor rreth këtij rasti.

Kurse gjatë seancë së sotme, pasi iu lexua aktakuza nga Prokurorja, i akuzuari Naser Pajazitaj tha se ndihet i pafajshëm për vrasjen e Donjetës.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit të Deçanit në dhjetor të vitit 2015, gjashtë javë pasi ishte raportuar e zhdukur nga familjarët.