Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më i mirë në ndeshjen ndaj Rusisë

Portugalia ka mposhtur 1:0 Rusinë në Kupën e Konfederatave, me golin e vetëm të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 8-të.

Kjo ka bërë që ai në fund të ndeshjes të shpallet lojtari më i mirë i këtij takimi.

Ronaldo ishte zgjedh lojtari më i mirë edhe në ndeshjen e parë ndaj Meksikës, përballje kjo që kishte përfunduar baras 2:2.