Djaloshi nga Maqedonia, Besir A. (17) e ndjenë veten si viktimë me akuzën se mësuesit kanë problem me fenë e tij.

„Ky është qëndrimi tij, nuk dua të komentoj me përjashtim se mësuesit tanë janë profesionistë e sigurisht se jo racistë“, ka pohuar kryetarja e këshillit shkollor të Schaffhausenit Katrin Huber. Lutjet nëpër hapësirat shkollore janë të lejuara deri në momentin që nuk e pengojnë procesin mësimor. Në rastin aktual, ajo e ka mirëpritur pronocimin e djaloshit.

Deri më tani, për rastin e Besirit kanë debatuar autoritetet përkatëse dhe politikanët. Akuzat ndaj nxënësit nga Maqedonia janë të rënda: Dyshohet se ai i ka kërcënuar mësuesit me thikë, i ka ngacmuar vajzat dhe ka treguar tendenca radikalizimi.

„Ai i ka tejkaluar të gjithë kufijtë dhe kjo është e pafalshme“, ka vazhduar më tej zonja Katrin Huber për „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Për këtë arsye, Besiri është përjashtuar nga klasa e tij, ndërsa pjesën tjetër të mësimit do ta përfundojë në ligjerata speciale „Time-out“.

Besir A. është duke vijuar edhe ligjerata private, ndërsa 15 sosh janë gjatë javës. Huber më tej ka pohuar se Besiri nuk mund të kthehet sërish në klasën e tij, pasi do të shkaktoheshin reagime të ashpra.

Çfarë do të ndodhë pas pushimeve verore, Besiri do ta përsërisë klasën e tretë. Një gjë e tillë është e mundur së paku teoretikisht. Por, për këtë ai duhet të parashtrojë kërkesën përkatëse te këshilli shkollor.