Kur në tetor të vitit të kaluar doli nga burgu, Velioski u kthye në fshatin Lisiçani në Kërçovë, përcjell TetovaSot. Atje, në pjesën e xhamisë, ku ai jetonte me gruan dhe fëmijët e tij, disa herë ka përsëritur krimin

Në fshatin Lisiçani në Kërçovë, në vitin 2009 ka ndodhur krim i tmerrshëm, kur 55-vjeçari Bajram Velioski ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të vogël 16 vjeçare dhe e kishte lënë shtatëzënë. Pas lirimit nga burgu, Velioski përsëri  e ka përdhunuar atë disa herë. Vajza e tij tashmë është 24 vjeçe.

Përbindëshi për herë të parë e ka përdhunuar vajzën e tij në vitin 2008, kur ajo mbeti shtatzënë. Shtatzënia e vajzës, atëherë 16-vjeçare ishte vënë re për herë të parë në shkollën e saj, dhe më pas ajo ishte vendosur në shtëpinë në Manastir, transmeton TetovaSot. Pas akuzave penale, babai i saj përfundoi në një seksion të mbyllur nën mbikqyrje të shtuar në spitalin e Demir Hisarit.

T mobile In article [4] Laor

Kur ishte vërtetuar se ai kishte kryer krimin, ai u dënua me 8 vjet burg dhe kaloi burgun në Idirozvë.

Ndërsa ishte në burg, gruaja e tij u kujdes për dy vajzat dhe djalin.

Vajza, tëcilën e përdhunoi Bajrami, vazhdoi të shkoj në shkollë, dhe ajo vazhdimisht është në konsultime me shërbimet sociale./TetovaSot