Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në familje që tronditi sot Durrësin.
29-vjeçari Leonard Nikaj vrau me çifte dy prindërit e tij të moshuar.
Policia e arrestoi të riun direkt pas ngjarjes së rëndë, ku bëri me dije se i riu ishte i dehur.
Gjithashtu burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se 29-vjeçari vuante nga probleme mendore dhe nuk fliste me asnjë njeri.
Sipas fqinjëve, 29-vjeçari Leo Nika, kishte disa kohë që ishte kthyer nga Italia, dhe ishte një djalë i shoqërueshëm, por kohët e fundit vuante nga një gjendje depresive, dhe pothuajse nuk fliste fare.
“Ne dëgjuam vetëm krismat. Djali ishte papunë, sapo ishte kthyer nga Italia. Kishte kohë që erdhi nga Italia, gati 1 vit.
Prindërit i kishte pensionistë. Takoheshim çdo ditë në mëngjes. Ai ishte burrë i urtë, edhe djalin e njihja, të mirë ishin”.