Një çiklist në Staffordshire të Britanisë së Madhe thotë se një shpend grabitqar e sulmon atë vazhdimisht në të njëjtin vend.

Aidan Williams vazhdimisht i jep biçikletës në një rrugë afër Sandon, Staffordshire, dhe thotë se sulmohet në këtë rrugë nga një shpend grabitqar i cili, në disa raste, ia ka dalë që t’ia ngulë kthetrat në fanellë, transmeton Express.

Por, shpendi nuk i sulmon makinat apo ciklistet në grupe.

Williams fillimisht kishte menduar se ishte gjeraqinë, por Martin Fowlie, nga Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve e Britanisë së Madhe, ka konfirmuar se shpendi është qift.

“Në këtë kohë të vitit, kur zogjtë kanë të rinj në strofullin e tyre, mund të jenë më shumë agresiv ndaj grabitqarëve dhe shpendëve tjerë grabitqarë. Normalisht nuk i sulmojnë njerëzit, por mund të ndodhë,” ka thënë ai./Express/