Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në një dalje për mediet gjatë ditës së shtunë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo lloj keqpërdorimi apo shit-blerje të votës. Përfaqësuesja e KVV Gerta Meta iu ka bërë thirrje gjithashtu institucioneve ligj-zbatuese si KQZ, Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë për të dërguar përpara drejtësisë të gjitha rastet e korrupsionit, sidomos ata që lidhen me zgjedhjet.

“Ky proces zgjedhor duhet të jetë fundi dhe shembulli më i keq i një procesi zgjedhor ku vullneti politik qëndron përtej ligjit në administrin e procesit zgjedhor. I bëhet thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo formë demagogjie elektorale, intimidimi apo shit-blerje vote. I bëhet thirrje të gjithë institucioneve ligj-zbatuese, si KQZ, Prokurorisë, Policisë së Shtetit apo edhe institucioneve të tjera që të luajnë një rol pro aktiv për të evidentuar, faktuar dhe çuar përpara drejtësisë të gjitha rastet e intimidimit apo çdo lloj forme korrupsioni zgjedhor që shfaqe veçanërisht gjatë procesit të zgjedhjeve apo gjatë numërimit të votave”, u shpreh Gerta Meta.

T mobile In article [4] Laor