Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtojë nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike me të cilin operatorët obligohen që ”të sigurojnë të gjitha kushtet e duhura teknike për të mundësuar përgjimin nëpërmjet rrjeteve të tyre”. Kjo nismë është dorëzuar në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi me publikimin e përgjimeve dhe tek tani për shkak të materialit voluminoz, po merret në shqyrtim.
Gjykata do të diskutojë edhe për Shpërbërjen e Kuvendit në vitin 2016 dhe për Shpalljen e zgjedhjeve të parakohshe Parlamentare, një iniciativë e cila u dorëzua së fundmi me arsyetimin se këto dy veprimet janë bërë në mënyrë të kundërligjshme. Do të diskutohet edhe për Marrëveshjen kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.