Nëse konfirmohet vdekja e liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, ai mund të zëvendësohet nga njëri prej dy oficerëve të lartë, të cilët ishin ushtarak në Irak nën sundimin e diktatorit të ndjerë Saddam Hussein.

Ekspertët e grupeve islamike, shkruan Reuters, nuk shohin një vetëm një pasardhës të saktë, por Iyad al-Obaidi dhe Ayad al-Jumaili shihen si kandidatë kryesorë për të trashëguar titullin ‘kalif’ apo komandant i përgjithshëm i myslimanëve.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha javën e kaluar se Abu Bakr al-Baghdadi, mund të jetë vrarë në sulmet ajrore në Siri.

Por grupet e armatosura që luftojnë në atë rajon dhe zyrtarë të shumtë regjional janë skeptik rreth raporteve të tilla.

Njëjtë u deklarua edhe Pentagoni.

Iyad al-Obaidi, i cili është në ë 50’at e tij, ka shërbyer si Ministër i Luftës.

Ayad al-Jumaili, është në të 40’at e vonshme, dhe është udhëheqës iasgjecisë së sigurisë së grupit Amniya.

Në muajin prill televizioni shtetëror irakian tha se Jumaili ishte vrarë, por kjo nuk është konfirmuar.

Të dy i ishin bashkuar kryengritjes salafiste suni në vitin 2003 në Irak.